top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | MINISTRI I MBROJTJES XHON HILLEI (JOHN HEALEY) POHOI MBËSHTETJEN USHTARAKE PËR SHBA-ës NË KAPJEN E CISTERNËS RUSE TË NAFTËS E PËRFSHIRË NË SHKELJE TË SANKSIONEVE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jan 7
1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Qeveria e Kryeministrit Keër Stramër (Keir Starmer) ka konfirmuar se i ka ofruar mbështetje ushtarake operacionit amerikan për të hipur në anijen cisternë ruse të naftës Marinera (fillimisht Bella 1) gjatë rrugës nga Venezuela në ujërat ndërkombëtare në Atlantikun e Veriut”.


Ministri i Mbrojtjes, Xhon Hillei (John Healey), e deklaroi këtë, duke specifikuar se ndihma përbëhej nga sigurimi i bazave të RAF dhe aktiviteteve britanike të mbikëqyrjes ajrore dhe spiunazhit.


“Kjo anije ka një histori të ligë dhe është pjesë e një boshti ruso-iranian të shmangies së sanksioneve që po nxit terrorizmin, konfliktin dhe varfërinë nga Lindja e Mesme në Ukrainë”, tha Ministri i Mbrojtjes Hillei (Healey).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page