MBRETËRIA E BASHKUAR | SHEFI I ZBULIMIT USHTARAK SEKSIONI 5 (MILITARY INTELLIGENCE SECTION 5) KEN MËKALLËM (MCCALLUM): KËRCËNIMI PO SHUMËFISHOHET; PËRFSHIRË ARMËT E REJA BIOLOGJIKE.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Inteligjenca artificiale po shumëfishon kërcënimet ndaj sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë rrezikun e terroristëve dhe shteteve që zhvillojnë armë të reja vdekjeprurëse biologjike”.
Kështu kumtoi shefi i Zbulimit Ushtarak, Seksioni 5 (Military Intelligence, Section 5), Ken MëKallëm (McCallum), i cili zbuloi se këtë vit agjencia britanike e inteligjencës krijoi një qendër të kushtuar për vlerësimin e rrezikut të inteligjencës artificiale, mes frikës nga shfaqja e mundshme e një forme të superinteligjencës autonome të aftë për të kërcënuar njerëzimin në tërësi.
“Asnjëherë në historinë njerëzore nuk jemi përballur me një aktor më inteligjent se ne, të aftë të na tejkalojë në mendime”, - tha drejtori i përgjithshëm në fjalimin e tij tradicional vjetor mbi sigurinë kombëtare.
“Kjo është diçka vërtet e re dhe meriton vëmendjen që po merr, madje edhe brenda MI5”, - tha ai, duke raprtuar gjithashtu një rritje katërfish të rasteve të lidhura me shtete armiqësore gjatë dekadës së fundit, veçanërisht Rusinë, Iranin dhe Kinën.
Moska mbetet agresori kryesor, me akte armiqësore që mbeten nën pragun e luftës konvencionale, edhe pse ndonjëherë jo shumë, dhe të cilat po kryhen gjithnjë e më shumë nga kriminelë dhe vullnetarë.
“Gjatë vitit të kaluar, më shumë se 50 persona janë arrestuar për operacione të lidhura me Iranin, i cili është gjithashtu i përfshirë në sulmin e supozuar të dështuar në bazën RAF në Feërford (Fairford)”, - tha ai, duke zbuluar se më në fund agjencia tani i kushton më shumë burime kundërshtimit të kërcënimeve nga shtetet e huaja sesa gjatë Luftës së Ftohtë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments