top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | PRINCI UILLIAM (WILLIAM): BOTA PO MBETET PRAPA PËR ÇËSHTJEN E KLIMËS.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
17 hours ago
1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Nuk po lëvizim mjaftueshëm shpejt për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike që kërcënojnë planetin”.


Kështu tha princi Uilliam (William) - trashëgimtar i fronit britanik, i cili është aktiv në çështjet mjedisore pas punës pioniere të babait të tij, mbretit Karl (Charles) III-të - për entin mediatik vendor “Bbc”.


Ekziston nevoja që bizneset, investitorët dhe udhëheqësit të shtojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar në zhvillimin e zgjidhjeve më efektive”, - tha princi i Uellsit, i intervistuar në kuadër të prezantimit të nominimeve për Çmimin “Earthshot”, një çmim vjetor që ai bashkëthemeloi në vitin 2020 për të mbështetur promovuesit e projekteve ndërkombëtare të përqendruara në qëndrueshmëri dhe ruajtjen globale.


Midis 15 finalistëve të përzgjedhur për këtë edicion janë qyteti i Barcelonës, i njohur për përpjekjet e tij të planifikimit urban për të mbrojtur shtrirjen e bregdetit të Mesdheut, dhe mbretëria e vogël aziatike e Butanit, e njohur për mbrojtjen e pyjeve të saj në rajonin e Himalajeve dhe për efektet pozitive që kjo po ka në ruajtjen e cilësisë së ujit dhe burimeve në dispozicion të vendeve fqinje.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page