MBRETËRIA E BASHKUAR | PALLATI BAKINGHEM (BUCKINGHAM): VIZITA SHTETËRORE E MBRETIT KARL (CHARLES) III DHE MBRETËRESHËS KAMILË (CAMILLA) NË SHBA-ës DO TË VAZHDOJË SIPAS PLANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26
- 1 min read
Updated: Apr 27
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Vizita shtetërore e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Kamilë (Camilla) në Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë sipas planit”.
Kështu njoftoi Pallati Mbretëror pas të shtënave që ndodhën gjatë një galaje mediatike në Uashington, ku mori pjesë Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
“Pas diskutimeve në të dyja anët e Atlantikut gjatë gjithë ditës dhe duke ndjekur këshillën e Qeverisë, mund të konfirmojmë se Vizita Shtetërore e Madhërive të Tyre do të vazhdojë sipas planit”, tha Pallati Bakingham (Buckingham) në një deklaratë.
Gjatë vizitës shtetërore katër-ditore, të organizuar për të nderuar marrëdhënien historike midis Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për të shënuar 250-vjetorin e pavarësisë amerikane, Madhëritë e tyre Karli (Charles) III dhe Kamila (Camilla) do të vizitojnë Uashingtonin dhe Jorkun e Ri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments