MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER): KEMI NXJERRË MËSIME NGA IRAKU - PËRGJIGJE PËR PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Mbretëria e Bashkuar nuk është e përfshirë në sulmet ndaj Iranit, pasi ka nxjerrë mësimet e luftës në Irak”.
Kështu tha Kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) - gjatë një eventi me përfaqësues të komuniteteve me origjinë pakistaneze dhe palestineze gjatë Ramazanit; në një përgjigje të tërthortë drejtuar akuzave të ashpra të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
Kryeministri Starmër (Starmer) mbrojti qëndrimin e Londrës, pa e emëruar Presidentin Tramp (Tramp), por duke theksuar rëndësinë e paqes, drejtësisë dhe sigurisë në Lindjen e Mesme dhe faktin se ne tashmë kemi humbur shumë jetë përfshirë gra dhe fëmijë në Gaza.
“Jam i vendosur të sigurohem që mësimet e së kaluarës të mësohen dhe të merren parasysh sot”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments