MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER) DO TË DËRGOJË ANIJE DHE HELIKOPTERË KUNDËR DRONËVE PËR TË MBROJTUR QIPRON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 3
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Mbretëria e Bashkuar është plotësisht e përkushtuar për të mbrojtur sigurinë e Qipros dhe të personelit britanik të vendosur në bazën ushtarake RAF Akrotiri, e cila, është shënjestruar në përgjigjen iraniane, …”.
Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) ia bëri këtë deklaratë Presidentit qipriot Nikos Kristodhulidhis (Christodoulidis) në një telefonatë të raportuar nga Dauning Striti (Downing Street), duke zyrtarizuar vendimin e qeverisë së tij për të dërguar helikopterë me aftësi anti-dronë në rajon dhe anijen luftarake “Dragon” të Marinës Mbretërore.
“Ne gjithmonë do të veprojmë në interes të Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë”, tha Kryeministri Starmër (Starmer).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments