MBRETËRIA E BASHKUAR | QEVERIA E KRYEMINISTRIT KEËR STARMËR (KEIR STARMER) NJOFTOI SANKSIONE TË REJA NDAJ RUSISË ME SHËNJESTËR NAFTËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 24
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Qeveria britanike e Kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer) ka njoftuar një paketë tjetër sanksionesh kundër Rusisë në përvjetorin e katërt të fillimit të luftës në Ukrainë.
Po kërkohen gjithsej 300 masa të reja, që synojnë kompanitë dhe individët në sektorët e energjisë dhe të naftës që furnizojnë pajisje ushtarake për forcat e Moskës.
Objektivat përfshijnë eksportet thelbësore të naftës ruse dhe gjigantin e tubacioneve Transneft, përgjegjës për 80% të eksporteve të naftës, si pjesë e atyre që përshkruhen si përpjekjet e dëshpëruara të Kremlinit për të gjetur blerës për naftën e tij bruto, e cila, tashmë është sanksionuar nga Perëndimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments