MBRETËRIA E BASHKUAR | MINISTRIA E JASHTME: SANKSIONE TË REJA KUNDËR MOSKËS; KUNDËR BANKAVE; KUNDËR ANIJEVE DHE KOMPANIVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 52 minutes ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Qeveria ka njoftuar një paketë të re sanksionesh kundër Moskës që synojnë bankat ruse, anijet e të ashtuquajturës flotë në hije dhe kompanitë e përfshira në luftën kundër Ukrainës.
Kjo është masa e parë e tillë e ndërmarrë nga sekretari i ri i Jashtëm Ed Miliband, kreu i ministrisë së Jashtme në qeverinë laburiste të kryeministrit Endi Bërnem (Andy Burnham), që synon rrjetet dhe flukset financiare në të cilat mbështetet Kremlini.
Siç thuhet në një deklaratë, 19 subjektet e synuara përfshijnë gjashtë banka ruse që mbështesin ekonominë e luftës së Moskës, gjashtë cisterna nafte të blera së fundmi nga flota në hije, të përdorura për të anashkaluar sanksionet perëndimore, dhe katër kompani që importojnë metale të rralla thelbësore për furnizimet ushtarake të përdorura në Ukrainë.
“Sanksionet e sotme demonstrojnë angazhimin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur Ukrainën dhe për të synuar ata që mbështesin agresionin e Kremlinit.
Ata që kërcënojnë lirinë dhe demokracinë e Ukrainës kërcënojnë sigurinë e Britanisë”, tha ministri Miliband, duke njoftuar qëllimin e tij për të vazhduar presionin ndaj Moskës derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments