MBRETËRIA E BASHKUAR | DISA ARRESTIME PËR SPIUNAZH PRO-REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS (MES TË ARRESTUARVE ËSHTË EDHE BASHKËSHORTI I NJË DEPUTETEJE LABURISTE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Arrestimi i tre burrave të dyshuar për spiunazh për Kinën, njëri prej të cilëve është bashkëshorti i një deputeteje laburiste, vjen si një goditje e re për Kryeministrin Keër Starmër (Keir Starmer), i cili, tashmë po përballet me skandalin Mandelson-Epstein dhe njëkohësisht dorëheqjet që rezultuan nga ndihmësit kryesorë, një rënie drastike e mbështetjes e konfirmuar nga debakli zgjedhor në zgjedhjet e fundit të Mançesterit dhe lufta e vështirë për të menaxhuar konfliktin e Lindjes së Mesme mes marrëdhënieve të tendosura me ShBA-ës e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
Për Sër Keërin (Sir Keir), mbështetës i një shkrirjeje të marrëdhënieve me Pekinin, është shtuar një rast i sikletshëm që përfshin partinë e tij.
Deputetja skoceze Joani Reid, e zgjedhur në Dhomën e Komunave në vitin 2024, doli përpara, duke zbuluar identitetin e bashkëshortit të saj, 39-vjeçarit David Teillër (Taylor), i cili, u arrestua së bashku me dy burra të tjerë, të moshës 43 dhe 68 vjeç, gjatë një operacioni të kryer nga njësia e kundërzbulimit të policisë së Londrës në kryeqytetin britanik dhe në Uells.
Në një deklaratë, Deputeja Reid deklaroi se nuk kishte parë kurrë asgjë që të sugjeronte se partneri i saj ishte i dyshimtë; nuk kishte qenë kurrë në Republikën Popullore të Kinës dhe nuk kishte lidhje me zyrtarë ose kompani kineze.
Z. Teillër (Taylor) u zbulua se ishte drejtor i grupit të mendimit “Asia House”, i cili, punon për të zhvilluar marrëdhënie midis Azisë dhe Evropës.
Kjo është një organizatë e frekuentuar nga figura me ndikim të lartë, duke filluar me Sekretaren e Jashtme Ivet Kupër (Yvette Cooper), e cila, foli në një aktivitet të një grupi ekspertësh vitin e kaluar.
“Për më tepër, bashkëshorti i deputetes më parë ka punuar si lobist për kompanitë e energjisë dhe dikur ka qenë konsulent i Partisë Laburiste”, e thënë kjo sipas entit mediatik “The Guardian”.
Qeveria ia besoi përgjigjen fillestare Zv/Sekretarit të Brendshëm Den Xharvis (Dan Jarvis), numri dy në Ministrinë e Brendshme dhe përgjegjës për sigurinë.
Ai deklaroi në Dhomën e Komunave se arrestimet kanë të bëjnë me ndërhyrje të huaja në demokracinë e Mbretërisë së Bashkuar të supozuar.
Më pas ai theksoi se Londra kishte paraqitur ankesa zyrtare te zyrtarët kinezë, si dhe kishte kërcënuar me pasoja serioze kundër Pekinit nëse dilnin prova për përfshirje të drejtpërdrejtë.
Por Zv/Kryetari i opozitës konservatore, Aleks Bërghart (Alex Burghart), kaloi në ofensivë, duke akuzuar qeverinë se po ndjek një politikë të dështuar paqësimi me Kinën, pavarësisht spiunazhit të supozuar të Pekinit.
Ai gjithashtu kritikoi miratimin e fundit nga qeveria të planit të diskutueshëm për mega-ambasadën e re të Kinës në zemër të Londrës, duke ringjallur shqetësimet për sigurinë kombëtare.
Përtej përplasjes politike, tre arrestimet mund të kenë pasoja për procesin e shkrirjes së dialogut të nisur nga Kryeministri Starmër (Starmer) dhe të vulosur janarin e kaluar me vizitën e tij në Pekin dhe Shangai, ku kryeministri kërkoi të ringjallte dialogun midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës Popullore të Kinës; një qëllim i ndarë me aleatë të tjerë perëndimorë, nga Bashkimi Evropian në Kanada.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments