top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS FESTOI 10-VJETORIN E MBRETËRIMIT TË FELIPE VI | “SHËRBIM, PËRKUSHTIM DHE DETYRË”: SLOGANI I ZGJEDHUR NGA FELIPE VI PËR ROLIN E TIJ SI KREU I SHTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 19, 2024
  • 4 min read

Madrid, Mbretëra e Spanjës | Ngritja solemne e flamurit në Jardines del Descubrimiento në Sheshin Kolon (Plaza Colon), në Madrid, nisi sot festimet për të përkujtuar dhjetëvjetorin e shpalljes së Mbretit Felipe VI, me një ceremoni të kryesuar nga zyrat më të larta gjyqësore të shtetit, të cilët, shqyrtuan njësitë e tre ushtrive tokësore, ajrore dhe detare dhe të gardës civile.

 

Pas ndryshimit solemn të Gardës Mbretërore, monarkët Felipe VI dhe Leticia (Letizia), me vajzat e tyre, princeshën e Asturias Leonor, trashëgimtare e fronit dhe të motrën Sofia, mbërritën në Pallatin Mbretëror në orën 11:20 me dy automjete të tipit “Rolls Royce”, të shoqëruar nga roja e nderit dhe u mirëpritën me 21 përshëndetje nderi dhe himnin kombëtar spanjoll.

 

Pas përshëndetjes së flamurit, në terrenin e parakalimit, monarkët u shfaqën në ballkonin e Pallatit Mbretëror, të stolisur me simbolet e monarkisë, të shoqëruar me thirrjet “Rroftë mbreti, rroftë!”.

 

Shërbim, përkushtim dhe detyrë”, slogani i zgjedhur nga Felipe VI për rolin e tij si kreu i shtetit, gjatë të cilit ai synoi të rimarrë prestigjin dhe natyrën shembullore të kurorës, të dobësuar nga skandalet personale dhe financiare që përfshinin mbretin emeritus Juan Karlos (Carlos).

 

Festimet vazhdojnë më pas brenda Pallatit Mbretëror ku Felipe VI dhe Letizia me vajzat e tyre kryesuan dhënien e medaljeve të Urdhrit të Meritës Civile për 19 qytetarë, që përfaqësojnë 17 rajonet dhe dy qytetet autonome Ceuta dhe Melilla, qytetarë dallohen për shërbime komunitare.

 

Pritet një fjalim i Felipe VI në prani të autoriteteve më të larta të shtetit.

Shërbimi, angazhimi dhe detyra”.

Gjatë këtyre viteve shërbimi, angazhimi dhe detyra kanë qenë shtyllat e veprimit tim si mbret.

 

Prandaj ‘Shërbim, Përkushtim dhe Detyrë’ është motoja që kam zgjedhur për këtë përvjetor”, deklaroi mbreti Felipe VI në fjalimin e tij në Pallatin Mbretëror, me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së tij në fronin e Spanjës.

 

Shërbimi”, sqaroi më pas monarku, sepse është i natyrshëm dhe një pjesë medulare e qëllimit të Kurorës.

 

Angazhimi”, – vazhdoi ai – kuptohet si një detyrë e marrë ndaj Kushtetutës sonë, ndaj vlerave që mbështesin demokracinë tonë dhe parimeve etike dhe morale, të cilat, ne i konsiderojmë universale.

 

Dhe detyra” – shtoi ai – sepse nga ndjenja e detyrës del vullneti për të vepruar gjithmonë në mënyrën më korrekte dhe për të përmbushur detyrat në mënyrë integrale dhe shembullore.

 

Mbreti foli pasi u dha 19 qytetarëve, që përfaqësonin të gjitha rajonet, medaljen për Merita Civile për shërbimet e tyre ndaj komunitetit.

 

Në fjalimin e tij të shkurtër, Felipe VI këmbënguli se “koherenca dhe ndershmëria (integriteti)” janë kriteret mbi të cilat duhet të bazohen aktet e Kurorës dhe funksionet që Kushtetuta ia atribuon kreut të shtetit.

 

Falë mbretëreshës Leticia: Njohje të veçantë të rolit të luajtur në dekadën e fundit nga Mbretëresha Konsort Leticia (Consort Letizia) bëri mbreti Felipe VI në fjalimin e tij gjatë përkujtimit të 10-vjetorit të shpalljes, sot në Pallatin Mbretëror në Madrid.

 

Gjatë gjithë kësaj kohe kam llogaritur në mbështetjen e madhe të Mbretëreshës”, kujtoi monarku.

 

Me vullnet, përkushtim dhe ndjeshmëri, veprimtaria e saj institucionale ka kontribuar jashtëzakonisht në dhënien e shikueshmërisë dhe vëmendjes ndaj nevojave të njerëzve, veçanërisht atyre më të cenuarve”, shtoi Mbreti Felipe.

 

Po kështu, mbretëresha dhe unë kemi llogaritur mbështetjen në rritje të vajzave tona dhe duam që ky të jetë një përvjetor i veçantë edhe për to”, përfundoi ai, duke iu referuar rolit të trashëgimtares së fronit Eleanor dhe Infanta Sofia.

 

Ngjarja e paplanifikuar e Leonorës dhe Sofies: “Mami, babi, madhëritë tuaja, më falni nëse ndërhymë. Por edhe ne sot kemi diçka për të thënë. Faleminderit që na shoqëroni, për të kujtuar se në këto dhjetë vjet kemi mësuar nga prindërit se çfarë angazhimi kemi ne të katërt.

 

Në një fjalim të shkurtër jashtë programit dhe protokollit, drejtuar tryezës së autoriteteve të ftuar në drekën kremtuese për dhjetëvjetorin e shpalljes së Felipe VI, Princesha Leonor, trashëgimtare e fronit dhe Infanta Sofia, nga ana tjetër donte të shprehej një falënderim personal për monarkët për veprimin e kryer.

 

Tani do të donim që të gjithë të na bashkohen në dollinë tonë për nënën dhe babain tonë – tha Leonor duke ndërruar mikrofonin me motrën e saj Sofia – Mbretërit tanë, sepse që kur kemi lindur na kanë mësuar vlerat e këtij institucioni, të Kurorës, të dobisë së saj për shoqërinë dhe qëllimit të saj për t'u shërbyer të gjithëve”, shtoi trashëgimtari i fronit.

 

Mami, babi, faleminderit!”, ka përfundoi Sofia.

 

Urimet më të mira nga kryeministri spanjoll Sançez (Sanchez).

Sot bëhen dhjetë vjet nga shpallja e Madhërisë së Tij Felipe VI. Urimet më të mira për këtë dekadë të parë në të cilën ai përfaqësoi dhe i shërbeu Spanjës me karakter, besnikëri dhe transparencë shembullore.

 

Me këtë mesazh të postuar në rrejtin shoqëror virtual Iks (X), kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sanchez) ka uruar monarkun për dhjetëvjetorin e ngritjes së tij në fron.

 

Udhëheqësi i Partisë Popullore, Alberto Nunez Feijoo publikoi gjithashtu një mesazh në Iks (X) për të kujtuar dhjetë vitet e mbretërimit të Felipe VI.

 

Gjatë këtyre 10 viteve Felipe VI ishte spanjolli që përmbushi më shumë detyrën e tij dhe monarkia ishte institucioni që solli më shumë stabilitet në vendin tonë”, shtoi ai.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page