DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT AKUZON AUTORITETIN PALESTINEZ SE NË VITIN 2025 U KA PAGUAR MË SHUMË SE 200 MILIONË $ FAMILJEVE TË TERRORISTËVE QË VRISNIN HEBRENJ DHE IZRAELITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 16 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Departamenti amerikan i Shtetit akuzon Autoritetin Palestinez se u ka paguar më shumë se 200 milionë $ familjeve të terroristëve në vitin 2025, sipas një versioni të ri të programit të tij të vjetër: “paguaj për vrasje”.
Ai program, është përdorur për të nxitur terroristët të vrisnin hebrenj dhe izraelitë.
Një njoftim jopublik i dhënë Kongresit nga Departamenti i Shtetit zbuloi se Autoriteti i Palestinës ka angazhuar më shumë se 214 milionë $ pagesa për terroristët dhe familjet e tyre për vitin 2025.
Ndërsa Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas lëshoi një dekret në shkurt 2025 duke i dhënë fund në dukje “Fondit të Martirëve”, Departamenti i Shtetit përcaktoi se Autoriteti Palestinez thjesht i transferoi pagesat në Fondacionin Kombëtar Palestinez për Fuqizim Ekonomik (PNEEI) nën maskën e mirëqenies sociale.
Këto gjetje pritet të ndikojnë ndjeshëm në marrëdhëniet me administratën Tramp (Trump), pasi ligji amerikan - konkretisht Akti i Forcës Teillër (Taylor) - ndalon shumicën e ndihmave për Autoritetin Palestinez ndërsa vazhdojnë pagesa të tilla.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments