MBI NJË MIJË EMIGRANTË ZBARKUAN BRENDA 26 ORËVE NË LAMPEDUZA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 15, 2023
- 1 min read

Lampeduza, Itali | Kanë rinisur zbarkimet në Lampeduza, në 26 orë kanë mbërritur në Itali 1202 emigrantë, 394 gjatë natës.
Të martën, më 14 nëntor 2023, u bënë 19 ulje, me 903 njerëz që arritën të arrinin në ishull.
Pas mesnate, mbërritën fillimisht 50 veta, që u nisën nga Tunizia, nga Sfaks (Sfax), pastaj 136 që u larguan të hënën në mbrëmje nga Sabratha në Libi, dhe 61 veta të tjerë nga Bangladeshi.
Ardhja e fundit ishte 52 egjiptianë dhe sirianë që u larguan nga Zuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments