top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBI EMËRIMIN AMBASADOR TË NJË AGJITATORI POLITIK QË BËNTE THIRRJE PËR REVOLUCION ME QELBËSIRA.

  • Writer: Erton Duka
    Erton Duka
  • Jul 12, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri Edi Rama i dha z. Mustafa Nano funksionin e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me status prej rezidenti, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, me status prej jorezidenti.


Presidenca njoftoi sot se ka dekretuar emërimin e z. Mustafa Nanos me cilësitë e lartparashtruara.


Z. Nano njihet si një ndër ata agjitatorë politikë të paskrupujt gjer në neveri, që para një 10-vjeçari e ca bënte thirrje që të mbilidheshin të tërë qelbësirat ku ishin e ku nuk ishin, dhe të konsideroheshin asete të vyera për të rrëzuar nga pushteti pushtetmbajtësit e atëherëshëm.


Natyrisht që qelbësirat u mblodhën me kuç e me maç, dhe prodhuan këtë pushtet, të cilit tash e 10 vjet, shqiptarët po ia ndiejnë kamzhikun çdo ditë në lëkurën e tyre, zullumet e të cilit gjatë këtij 10-vjeçari arrijnë në vlerën e miliarda eurove, shuma financiare të denoncuara si të shpërdoruara dhe të bëra rrush e kumbulla, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, zullume për të cilat z. Nano e ka qepur gojën me pe gjilpëre (ia kanë qepur, do të ishte fraza e duhur).


Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page