top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBI AKTIN TERRORRIST TË NDODHUR NË ORËN 00:32 MIN TË DATËS 27 MARS 2023.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 27, 2023
  • 1 min read

Agjentura e krimit ordiner (llumi dhe turpi i shoqërisë shqiptare) në orën 00:32 minuta të datës 27 mars 2023, ekzekutoi me një breshëri të gjatë plumbash të shtënë nga një armë zjarri e gjatë (automatike), një qytetar në krye të detyrës, një roje të një objekti ku zhvillohet veprimtari mediatike. Kjo nuk është një ngjarje e rëndomtë kriminale, por një akt i mirëfilltë terrorrist, që u krye jo vetëm kundër jetës së një qytetari në krye të detyrës, por, njëkohësisht kundër një subjekti mediatik, i cili, me qëndrimet dhe me vijën editoriale të kohëve të fundit, ka prekur shumë interesa kriminale, të atyre që përfaqësojnë segmente të caktuara të klasës politike sunduese. Tashmë, po bëhet e udhës dhe po qartësohet nga dita në ditë, se viktima të veprimtarisë kriminale të agjenturës së krimit ordiner, së pari janë qytetarët e thjeshtë, ata që vijnë nga shtresat më të varfëra materialisht të shoqërisë sonë, një këmbanë alarmi se jeta në Shqipëri është zhvlerësuar tej mase, dhe se mund të ikësh për dhjam qeni pa e marrë vesh as vetë se si ik. Drejtori i informacionit i Redaksisë së Agjencisë Telegrafike Vox, z. Erton Duka, ishte i pari që e denoncoi virtualisht këtë akt terrorrist disa çaste bash sapo ndodhi, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij shoqëror Facebook https://www.facebook.com/erton.duka.9/ në funksion të informimit të publikut të gjerë dhe të autoriteteve shtetërore përgjegjëse, në funksion të vënies përpara përgjegjësisë penale të dorasit dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

Ngushëllime familjes së të ndjerit, për humbjen e madhe të të afërmit të tyre.
 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page