MBI 88 MIJË QYTETARË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS VIZITUAN SHQIPËRINË AMË PËR FUNDJAVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 12
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kolona të gjata janë krijuar gjatë dy ditëve të vikendit, në pikën kufitare në Vërmicë-Morinë, ku numër i madh i qytetarësh të Republikës së Kosovës bujtën në Shqipërinë amë.
Temperaturat e larta dhe ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë të shtunën, bënë që të shënohet dalje rekord e qytetarëve kosovarë për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.
E premte, e shtuna dhe e diela ishin tri ditët kur ata morën thuajse të gjithë rrugën për në qytete të ndryshme të Shqipërisë me fokus, Tirana, Durrësi e Shëngjini.
Nga Policia Kufitare e Republikës së Kosovës thanë se vetëm gjatë këtyre dy ditëve në pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë kaluan:
1- 26 mijë e 523 automjete.
2- 86 mijë e 22 veta.
Teksa për të hyrë në Kosovë, janë evidentuar
1- 31 mijë e 58 automjete.
2- 96 mijë 619 veta.
“Gjatë vikendit, me 7 dhe 8 qershor 2025, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, në hyrje për në RKS janë evidentuar 31 058 automjete dhe 96 619 persona, kurse në dalje nga RKS: 26 523 automjete dhe 86 022 persona”, thuhet në përgjigjen e Policisë Kufitare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments