MBI 60 OBJEKTE FLUTURUESE TË PAIDENTIFIKUARA (UFO) NË QIELLIN E JORKUT TË RI NË GJYSMËN E PARË TË VITIT 2025.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 7
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Një raport dyvjeçar ofrohet nga Qendra Kombëtare e Raportimit të UFO-ve (NUFORC) në lidhje me shikimet e objekteve fluturuese në qiellin e Jorkut të Ri.
Incidentet, të cilat, bazohen në pretendime dhe nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, sipas NUFORC-ut, janë gjithsej 66 për gjysmën e parë të vitit 2025, dhe përfshijnë sfera të gjelbra që bëjnë zigzag në Norud (Norwood) deri te helikopterë që ndjekin disqe të bardha të ndritshme në Hantington (Huntington).
Vetëm në muajin qershor, “Empire State”, pa gjashtë incidente të ndara, duke vazhduar një trend të aktivitetit ajror të pashpjegueshëm, sipas organizatës.
NUFORC-u, i themeluar në vitin 1974 nga studiuesi i njohur i UFO-ve Robert J. Gribble, synon të dokumentojë dhe hetojë pamjet e UFO-ve në të gjithë botën.
Që nga viti 1995, janë raportuar 6196 raste të shikimit të UFO-ve në Jorkun e Ri (New York City).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments