MAURITANI | 69 TË VDEKUR NGA MBYTJA E NJË ANIJEJE QË TRANSPORTONTE 160 VETA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 29
- 1 min read

Nuakçot (Nouakchott), Mauritani | “Të paktën 69 trupa janë gjetur dhe dhjetëra njerëz mbeten të zhdukur, më shumë se 48 orë pasi një anije që transportonte emigrantë u fundos në brigjet e Mauritanisë”, sipas një raporti të ri të rojes bregdetare të Mauritanisë të lëshuar për agjencinë e lajmeve “Afp”.
“Një raport i mëparshëm tha se 49 veta kishin vdekur dhe rreth 100 të tjerë rezultojnë të zhdukur në mbytjen e anijes, e cila, ndodhi rreth 80 km në veri të kryeqytetit Nuakçot.
Numri i trupave të gjetur ka arritur në 69”, tha roja bregdetare e Mauritanisë, e cila, më parë kishte raportuar se anija mbante 160 persona dhe se 17 të mbijetuar ishin shpëtuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments