top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MARSEJË: AUTORITETET E HETIMIT PENAL ARRESTUAN 2 VETA | AKUZOHEN SE HODHËN 3 BOMBA MOLOTOV NË KONSULLATËN RUSE: ARRESTIMI I TYRE U KRYE KUR ATA GJENDESHIN NË NJË MANIFESTIM PRO UKRAINËS.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 25, 2025
1 min read

Marsejë, Francë | Dy veta janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim në lidhje me hedhjen e mjeteve shpërthyese kundër konsullatës ruse në Marsejë ditën e djeshme.

 

Këtë e ka bërë të ditur prokuroria vendase.

 

Paraditen e djeshme, godina e konsullatës ruse, e cila, ndodhet në një lagje me disa zyra të tjera diplomatike, u vu në shënjestër të bombave të molotovit, pasuar nga shpërthime.

 

Lëshimi i eksplozivit nuk shkaktoi asnjë të lënduar apo dëmtim të objektit.

 

Aksioni u përkufizua menjëherë si një sulm terrorist nga Moska, në përvjetorin e tretë të konfliktit në Ukrainë.

 

Sipas prokurorit, dy të arrestuarit janë “të rritur”.

 

Sipas gazetës “La Provence”, ata u identifikuan nga policia teksa merrnin pjesë në një demonstratë në favor të Ukrainës mbrëmë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
TIRANË | KUMRIE ZIKA U ARRESTUA.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Znj. Kumrie Zika, me moshë 39 vjeçe. Njoftim | Në viji

 
 
 
FSHATI LUKINJE; PRIZREN | SHYQYRI BISLIMAJ U ARRESTUA.

Fshati Lukinje, Prizren, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Shyqyri Bislimaj, me moshë 21 vjeç

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page