MALI I ZI | KRYEMINISTRI MILOJKO SPAJIÇ: NUK KA QENDËR RIATDHESIMI NGA BASHKIMI EVROPIAN NË TOKËN TONË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 24 minutes ago
- 1 min read
Podgoricë, Mali i Zi | Kryeministri Milojko Spajiç ka mohuar raportet për mundësinë e krijimit të një qendre riatdhesimi të Bashkimit Evropian në vend.
“Lidhur me raportet e medias për një listë të hamendësuar paraprake të vendeve ku Bashkimit Evropian mund të krijojë qendra pritjeje dhe riatdhesimi, do të doja të sqaroja se Mali i Zi nuk ka filluar asnjë negociatë për të krijuar qendra të tilla në territorin e tij.
Qeveria nuk ka marrë asnjë nismë zyrtare në këtë drejtim.
Nëse do të paraqitej një iniciativë e tillë, përgjigjja jonë do të ishte negative”, tha kryeministri Spajiç.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments