LUSHNJE: U ARRESTUA ERSILIO SINA; ARMË + HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 28
- 1 min read

Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ersilio Sina, me moshë 28 vjeç.
Njoftim | Lushnjë/Posedonte armë dhe lëndë narkotike, në automjet dhe në banesë, arrestohet 28-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh.
Si rezultat i kontrolleve sistematike, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments