LUFTA E PARË E PAVARËSISË SË SKOCISË (1296-1328) | BETEJA E BENNAKBËRNIT (BANNOCKBURN).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 22, 2023
- 1 min read

Uells, Skoci | Kur mbreti Aleksandri III i Skocisë vdiq në vitin 1286, trashëgimtari i tij i fundit pas pak kohësh, shpërtheu një grindje midis dy pretendentëve kryesorë për të plotësuar vendin vakant mbretëror: Rabërt Brus (Robert Bruce) dhe Xhan de Bellioll (John de Balliol).
Për të vendosur sundimtarin e ligjshëm, Mbretit Eduard I të Anglisë iu kërkua nga Gardianët e Skocisë që të gjykonte garën.
Eduardi votoi që Belliolli (Balliol) të merrte drejtimin, por, vetëm pasi i bindi dy mbretërit e ardhshëm të betoheshin për besnikëri ndaj Anglisë.
Mbreti i ri i Skocisë Bellioll (Balliol) u pendua menjëherë për betimin e tij ndaj Eduardit, kur mbreti anglez kërkoi që ai të dërgonte trupa në luftë kundër Francës.
Mbreti Bellioll (Balliol) refuzoi, dhe Eduardi i ndëshkoi skocezët duke pushtuar vendin e tyre, duke filluar një luftë 32-vjeçare për pavarësinë skoceze.
Skocia luftoi kundër forcave angleze, por pa dobi në fillim. Mbreti Bellioll (Balliol) u burgos, dhe një burrë tjetër i quajtur Uilliam Uolleis (William Wallace) mbushi boshllëkun e tij në vitet e rezistencës kundër kontrollit anglez.
Përfundimisht, Skocia i kërkoi ndihmë Francës, duke e zemëruar edhe më tej Eduardin.
Por, përpara se të mund të nënshtronte Skocinë në një territor të detyrueshëm, Eduardi I vdiq dhe e la djalin e tij në krye të një Anglie të ndarë.
Me një kundërshtar tashmë të dobësuar, Rabërt Brus (Robert Bruce) u ngrit përsëri nga humbja e tij fillestare për mbretërimin, për të siguruar më në fund pavarësinë skoceze, në Betejën e Bennakbërnit (Bannockburn), në 1314.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments