LOS ANXHELOS | REGJISORI RAB REINËR (ROB REINER) DHE BASHKËSHORTJA E TIJ MISHELL SINGËR (MICHELE SINGER) U GJETËN TË VDEKUR NË BANESËN E TYRE TË VRARË THIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 2 min read

Los, Anxhelos, Amerikë | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Regjisori Rab Reinër (Rob Reiner), me moshë 78 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Mishell Singër (Michele Singer), me moshë 68 vjeçe, u gjetën të vdekur në rezidencën e tyre në Los Anxhelos.
Media raportoi se trupat kishin plagë që rezultojnë nga një thikë.
Raportet fillestare të medias sugjerojnë se djali i tyre, Niku (Nick), me moshë 32 vjeç, i vrau ata.
Sipas entit mediatik “TMZ”, alarmi u dha rreth orës 3:30 pasdite sipas orës vendore, por kur mbërritën zjarrfikësit, ata nuk mundën të bënin asgjë tjetër veçse ta shpallnin të ndjerin të vdekur.
Dera e përparme nuk tregonte shenja të hyrjes me forcë. Regjizori Rab Reinër (Rob Reiner), ndër regjisorë të tjerë, drejtoi filmin kult “When Harry Met Sally”.
“Zëvendësshefi i Policisë së Los Anxhelosit, Elln Hemilltoun (Alan Hamilton), tha në një konferencë për shtyp se shumë anëtarë të familjes janë dhe do të merren në pyetje, por askush nuk është arrestuar, askush nuk është marrë në pyetje si i dyshuar”.
Kjo u raportua nga enti mediatik “Los Angeles Times” në lidhje me vrasjen.
Ai shtoi se hetuesit po punojnë për të marrë një urdhër kërkimi përpara se të nisin një hetim të plotë brenda dhe jashtë rezidencës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments