top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LOS ANXHELOS: NJË AUTOMJET U PËRPLAS ME TURMËN | TË PAKTËN 30 VETA TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Los Anxhelos, Amerikë | Më shumë se 30 veta u plagosën pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Ist Hollivud (East Hollywood), Los Anxhelos, Kaliforni.


Shoferi u qëllua me armë zjarri pas aksidentit dhe u dërgua në spital për ndërhyrje kirurgjikale.


Nuk është e qartë nëse ai ishte i dehur, sipas rreshterit Trevis Uard (Travis Ward) të Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit”, sipas entit mediatik “NBC”.


Incidenti ndodhi në orën 2:00 të mëngjesit sipas orës lokale në “West Santa Monica Boulevard”, pranë një vendi muzikor.


Vlerësimet fillestare nga zjarrfikësit tregojnë se katër deri në pesë persona janë në gjendje kritike dhe tetë deri në dhjetë janë në gjendje të rëndë.


Kemi marrë raportime për një plagë me armë zjarri tek një prej pacientëve”, tha Kapiteni Adam VanGerpern i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, duke shtuar se hetimi në vazhdim synon të sqarojë se çfarë ka ndodhur.


Shtatë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, gjashtë janë në gjendje të rëndë dhe dhjetë janë në gjendje të mirë”, raportoi Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit.


Shtatë pacientë refuzuan të transportoheshin në spital pasi u vlerësuan në vendngjarje.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page