LONDËR: MBI 100000 NJERËZ MARSHUAN KUNDËR ANTISEMITIZMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 27, 2023
- 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Dhjetra mijëra njerëz marshuan në qendër të Londrës, në një demonstratë kundër antisemitizmit.
Organizatorët vlerësojnë se 100000 njerëz morën pjesë në marshimin e parë të tillë që nga fillimi i luftës Izrael-Gaza, përfshirë ish-kryeministrin Boris Xhounsëun (Boris Johnson).
Demonstrata zhvillohet në një kontekst të një rritje të mprehtë të krimeve të urrejtjes, veçanërisht kundër komunitetit hebre të kryeqytetit.
Themeluesi i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes, Tami Rabinsëun (Tommy Robinson) - të cilit, i ishte kërkuar nga organizatorët që të mos merrte pjesë - u arrestua nga policia.
Kishte dyshime se prania e tij mund të prishte demonstratën.
Policia Metropolitane tha më pas se gjithsej dy persona ishin arrestuar.
Si dhe z. Rabinsëun (Robinson), me moshë 40, i cili, u arrestua në fillim të marshimit, policia arrestoi një burrë për komente antisemitike, ndërsa turmat largoheshin nga Uaitholl (Whitehall).
Turma të mëdha u mblodhën jashtë Gjykatave Mbretërore të Drejtësisë, dhe u drejtuan nga Uaitholl (Whitehall), në Sheshin e Parlamentit, ku u mbajt një demonstratë.
Pankartat me parrulla të tilla si “Sup më sup me hebrenjtë britanikë”, dhe “Kurrë më nuk është tani”, u panë duke mbajtur nga pjesëmarrësit.
Kryerabini Sër Efraim Mirvis (Sir Ephraim Mirvis) u tha turmave në sheshin e Parlamentit se hebrenjtë britanikë nuk do të frikësohen nga antisemitizmi.
“Ne bëjmë thirrje për një forcimin e kohezionit të komunitetit, dhe do të jemi gjithmonë krenarë, për të mbështetur vlerat më të mira britanike”, tha rabini në fjalë.
Fushata kundër antisemitizmit vlerëson se marshimi i së dielës do të jetë grumbullimi më i madh i këtij lloji që nga Beteja e Keibll Strit (Cable Street), në vitin 1936, kur mbështetësit e Unionit Britanik të Fashistëve u penguan të marshonin në lindje të Londrës, një zonë me një popullsi të lartë hebreje në atë kohë.
Disa fytyra të njohura u panë në turmë, duke përfshirë personazhet televizive Vanessa Feltz dhe Robert Rinder dhe aktorët Tracy-Ann Oberman, Elliot Levey dhe Maureen Lipman.
Ndër figurat politike të pranishme, përveç Boris Johnson, ishin edhe ministri i Sigurisë Tom Tugenhadt, ministri i Emigracionit Robert Jenrick, dhe Ministri i Punës i Shkencës në hije, Peter Kyle.
Krimet me motive racore kundër hebrenjve janë rritur në mënyrë dramatike, që nga shpërthimi i konfliktit Izrael-Gaza.
Midis 1 tetorit 2023 dhe 1 nëntorit 2023, në Londër u pranuan 554 raporte për krime antisemite, krahasuar me 44 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Krimet islamofobike të urrejtjes janë gjithashtu në rritje, me 220 krime në të njëjtën periudhë, krahasuar me 78 vitin e kaluar.
Demonstrata e së dielës kundër antisemitizmit erdhi pas demonstratës së fundit të madhe pro-palestineze në Londër, pas rifillimit të luftimeve në Lindjen e Mesme.
“Policia Metropolitane tha se 18 persona u arrestuan gjatë një operacioni të madh policor, të organizuar rreth marshimit pro-palestinez të së shtunës, megjithëse shumica dërrmuese protestoi në mënyrë legjitime”, tha ajo në një deklaratë.
Forcat e zbatimit të ligjit janë vënë nën presion për kontrollin e demonstratave pro-palestineze, dhe janë zotuar të godasin pankartat dhe thirrjet që gjykohen se përbëjnë një krim urrejtjeje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments