top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LONDËR: KLEON ZENELI U DËNUA ME 14 MUAJ BURG | KULTIVONTE HASHASH NË SHTËPI BARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 26, 2024
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Z. Kleon Zeneli, me moshë 24 vjeç, emigrant i paligjshëm në Britani u arrestua nga strukturat vendore të hetimit penal dhe u nxuarr në gjyq.

Z. Zeneli akuzohet se një një banesë që gjendej në një fshat të Qarkut Durham kishte ngritur “shtëpi bari”, ku kultivonte bimë narkotike.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe iu sekuestruan rreth 50 bimë narkotike, me gjatësi 1 deri 2 metra lartësi.

Z. Zeneli nuk u përgjigj pyetjeve të policisë vendore dhe qëndroi në heshtje, por deklaroi se ishte shqiptar dhe qëndrimi i tij ishte i paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Z. Zeneli u deklarua fajtor për prodhim droge të klasit B, dhe për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, kur doli në gjyq më 19 janar 2024, ku iu shqiptua dënim penal me 14 muaj heqje lirie.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page