LOKALI “BON BON”; QENDRA TREGTARE “ABI ÇARSHIA”; PRIZREN | MUHAMED KRASNIQI U ARRESTUA; ARMË ZJARRI E SHKURTËR (BREZI) E TIPIT “ZORAKI”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 15
- 1 min read

Qendra tregtare “Abi Çarshia”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Muhamed Krasniqi, me moshë 25 vjeç.
Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Policia vendore kreu një operacion anti-krim mëngjesin e datës 15.06.2025 në njësitë private të shërbimit (lokale):
1- “Bar-Bon”.
2- “Ponte”.
3- “Che-Bar”.
Gjatë kontrollit në lokalin “Bar-Bon” të arrestuarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi) e tipit “Zoraki”.
2- Një karikator.
2- Municion luftarak (dy fishekë).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments