LOJËRA POLITIKE NË FUNKSION TË KËRKIMIT DHE TË MANIPULIMIT TË VOTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Në politikën shqiptare, si përfaqësues politik i bektashinjve ka qenë dhe mbetet z. Ilir Metaj (Meta).
Nisma e kryeministrit Rama për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në Shqipëri, kërkon ta përbysë këtë gjendje dhe mund të konsiderohet një lëvizje tejet inteligjente në kuptimin e të bërit politikë, jo vetëm për të përfituar votat e bashkësisë së besimtarëve bektashinj dhe për t’i futur ato në thesin e votave të partisë Socialiste - e cila, siç dihet botërisht, është një subjekt politik me “bukë” zgjedhore ortodokse - por edhe për të hequr vëmendjen e popullatës nga skandalet e panumërta qeveritare.
Jo rastësisht ideja për formimin e Shtetit të ri Baktashi u hodh tani, pak para zgjedhjeve të ardhshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments