top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LITUANIA MBYLL KUFIJTË ME BJELLORUSINË PËR SHKAK TË PRANISË SË GRUPIT UAGNER.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

Vilnius, Lituani | Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikëkalimet kufitare me Bjellorusinë, për shkak të shqetësimeve lidhur me praninë e mercenarëve të Grupit Uagner.


Ne po përgatisim vendimin për mbylljen e dy pikëaklimeve kufitare”, tha Arnoldas Abramavicius për “AFP”-në. Sipas tij, pikëkalimi kufitar i Sumsko-s dhe ai i Tvereciaus-it do të mbyllen.


Lituania, shtet anëtar i NATO-s në krahun lindor të aleancës, pritet që të zyrtarizojë këtë vendim javën e ardhshme.


Bjellorusia - aleatja e Moskës - është mikpritëse e luftëtarëve të Grupit Uagner, të cilët u zhvendosën në këtë shtet pas rebelimit ndaj ushtrisë së Rusisë. Liderët e Lituanisë dhe Polonisë më herët gjatë kësaj jave thanë se afër 4000 mercenarë veçse janë stacionuar në Bjellorusi.


Të dyja shtetet po e shqyrtojnë marrjen e një vendimi të përbashkët për mbylljen e tërësishme të kufijve me Bjellorusinë, pas shqetësimeve se luftëtarët e Grupit Uagner mund të tentojnë të kalojnë kufijtë shtetërorë të maskuar si migrantë, dhe të kryejnë akte provokuese brenda këtyre dy shteteve.


Z. Abramavicius tha se përveç mbylljes së dy pikëkalimeve kufitare, Lituania duhet të bëhet gati “që të mbyllë plotësisht kufirin në çdo moment”.


Si Polonia ashtu edhe Lituania kanë ngritur gardhe në kufijtë e tyre me Bjellorusinë dhe Rusinë, duke e akuzuar Minskun dhe Moskën se po orkestrojnë fluks të migrantëve për në Bashkimin Evropian, me qëllim që të destabizojnë 27 shtetet e bllokut.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page