LIGJI “PAKETA E MALEVE” DHE SI BËHEN APLIKIMET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 10, 2025
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Janë hapur aplikimet për “Paketën e Maleve”.
Pas miratimit në Kuvendin e Republikës dhe botimit në Fletoren Zyrtare, ka nisur zbatimi i ligjit nga i cili parashikohet të mbështeten 500 projekte që do të përfitojnë lehtësi fiskale.
Të gjithë qytetarët e interesuar për të investuar në tokën e tyre mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit zyrtar: paketaemaleve.gov.al, ku do të gjejnë të gjithë informacionin dhe procedurat që duhet të ndjekin.
Për 500 aplikuesit e parë, paketa parashikon lehtësira fiskale për një periudhë prej 10 vitesh, duke përfshirë:
1- Përjashtim nga TVSH-ja (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar).
2- Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat.
3- Përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme.
4- Përjashtim nga taksa e infrastrukturës.
Qëllimi i “Paketës së Maleve” është të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e zonave të thella malore, të sjellë investime të reja, të rrisë të ardhurat lokale dhe të ndihmojë në frenimin e emigracionit.
Një nga sfidat kryesore në këto zona është mungesa e certifikatave të pronësisë, e cila, e vështirëson dhënien e lejeve për zhvillim apo ndërtim.
Shumë toka në veri (por edhe në jug) administrohen nga individë apo familje që i zotërojnë tokat pa dokumentacion të rregullt, mbështetur mbi të drejtat e pronësisë së para vitit 1945.
Për këtë arsye, “Paketa e Maleve” parashikon një procedurë të thjeshtuar administrative:
1- Poseduesit jopronarë mund të regjistrohen ligjërisht pas një verifikimi të kryer nga bashkia.
2- Pasi të përfundojë ky proces, ata mund të marrin pronësinë me çmim simbolik (1 euro), me kushtin që të kenë një plan zhvillimi dhe të marrin lejen përkatëse.
Kjo nismë synon të kthejë zonat malore në zona atraktive për zhvillim, duke kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e jetës së banorëve vendas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments