top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI ZVEZDË (YLL); MALIQ | PROJEKTI PËR FURNIZIMIN ME UJË TË PIJSHËM KUNDËRSHTOHET NGA BANORËT; DENONCOJNË CILËSINË E DOBËT TË PUNIMEVE; KËRKOJNË NDËRTIM DEPOZITE NË FSHATIN E TYRE; JO NË BURIMAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 10
  • 1 min read
ree

Fshati Zvezdë (Yll), Maliq, Shqipëri | Banorët e fshatit Zvezdë dolën në protestë sepse kundërshtojnë mënyrën e zbatimit të projektit për furnizimin me ujë të pijshëm.


Ata deklarojnë se:

1- Punimet për projektin kanë nisur prej dy javësh por që në fillimin e tyre janë parë probleme në cilësinë e realizimit”.


Pas më shumë se 30 vitesh mungesë të ujit të pijshëm, banorët shprehen të shqetësuar se mund të përballen sërish me të njëjtën situatë.


Banorët kërkojnë që depozita e ujit të ndërtohet në fshatin Zvezdë (Yll), ku ka burime të mjaftueshme për furnizim me ujë, dhe jo në fshatin Burimas, siç është parashikohet në projekt.


Ata kërkojnë transparencë mbi përmbajtjen e projektit dhe përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje.


Paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page