top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBI | NË VITET 2022-2024 KONTRABANDA E NAFTËS LLOGARITET NË 20 MILIARDË $.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 13
  • 1 min read
ree

Tripoli, Libi | Në Libi, rritja e kontrabandës së karburantit në vitet 2022-2024 i kushtoi popullsisë afërsisht 20 miliardë dollarë, një tregti e paligjshme që përfshin drejtpërdrejt familjen Haftar në lindje dhe nga e cila përfiton edhe rrethi i kryeministrit Dbeibah në perëndim”.


Sentry”, grupi i pavarur hetimor i themeluar nga z. Xhorxh Klluni (George Clooney) dhe z. Xhon (John) Prendergast, e denoncoi këtë në një raport.


Shkurt, subjektet libiane të përfshira në këtë aferë po blejnë karburant me çmime shumë të ulëta dhe më pas po e rishesin atë në treg.


Midis shteteve të BE-së, raporti pohon se Malta dhe Italia janë veçanërisht të prekura nga infiltrimi në ekonomitë e tyre i karburantit të devijuar ilegalisht nga Libia.


Ky karburant arrin gjithashtu në Turqi dhe, në një masë më të vogël, në Emiratet e Bashkuara Arabe.


Rusia, nga ana tjetër, përfiton nga trafikimi, me kontrabandën që mundëson operacionet ushtarake të Moskës në Afrikën Sub-Sahariane, të cilat, kalojnë përmes Korpusit Afrikan Rus - i cili, ka përthithur ish-trupat e Grpit Wagner - dhe RSF-së sudaneze, lojtarë kyç në konfliktin dhe masakrat në Sudan.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page