OKB-ja: 42 EMIGRANTË U ZHDUKËN NË ANIJEN E MBYTUR NË BRIGJET E LIBISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 13
- 1 min read

Tripoli, Libi | Dyzet e dy veta supozohen të vdekur në një anije të mbytur në brigjet e Libisë.
IOM, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e Kombeve të Bashkuara, shkroi në një deklaratë, duke specifikuar se tragjedia ndodhi më 3 nëntor.
“Më 8 nëntor, autoritetet libiane kryen një operacion kërkim-shpëtimi pas fundosjes së një gomone që mbante 49 migrantë (47 burra dhe 2 gra) që ishin larguar nga brigjet libiane pesë ditë më parë”, deklaroi IOM-i, duke shtuar se operacionet e kërkimit nxorën shtatë të mbijetuar.
Kjo ngjarje tragjike, e cila, ndodhi vetëm disa javë pas incidenteve të tjera vdekjeprurëse në brigjet e Surman-it dhe Lampedusës, nënvizon rreziqet e vazhdueshme, me të cilat, përballen migrantët dhe refugjatët përgjatë rrugës së Mesdheut Qendror.
Sipas të dhënave më të fundit nga Projekti i IOM-it për Migrantët e Zhdukur, numri i të vdekurve në Mesdheun Qendror ka tejkaluar tashmë 1000 këtë vit.
Me këtë anije të fundit të mbytur, totali është rritur më tej, deklaron IOM-i, duke përforcuar nevojën urgjente për bashkëpunim të zgjeruar rajonal, rrugë të sigurta dhe të rregullta migrimi, si dhe operacione më efektive të kërkim-shpëtimit për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments