top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBI: KHALIFA HAFTAR EMËRON DJALIN E TIJ SADDAM HAFTAR SI ZËVENDËSKOMANDANT TË FORCAVE TË ARMATOSURA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 12
  • 1 min read
ree

Tripoli, Libi | Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare Libiane në lindje të Libisë, Marshalli i Fushës (Feldmarshal) Khalifa Haftar, ka emëruar djalin e tij, Gjeneral-Lejtnantin Saddam Haftar, si zëvendëskomandant të forcave të armatosura.


Vendimi, i paraqitur si pjesë e “Vizionit 2030” për zhvillimin dhe rritjen e efektivitetit të ushtrisë, do të pasohet nga emërime të tjera në ditët në vijim, sipas një njoftimi për shtyp nga Komanda e Përgjithshme e LNA-së.


Z. Sadam Haftar, me moshë 34 vjeç, është komandant i përgjithshëm i Forcave Tokësore të LNA-së dhe vitet e fundit ka marrë një rol qendror në menaxhimin e operacioneve ushtarake dhe sigurisë në zonat e kontrolluara nga ushtria, veçanërisht në Cyrenaica, rajonin e Gjysmëhënës së Naftës dhe Fezzan.


Një figurë me ndikim, ai konsiderohet si një nga trashëgimtarët më të mundshëm politikë dhe ushtarakë të “Marshallit të Fushës” 81-vjeçar Khalifa Haftar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page