top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBI: GJENERALI KHALIFA HAFTAR THUHET SE KA OFRUAR DHËNIEN E SHTETËSISË NJË MILION PALESTINEZËVE NË KËMBIM TË KONTROLLIT MË TË MADH MBI BURIMET E NAFTËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 10
  • 1 min read
ree

Tripoli, Libi | Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Nova”, Khalifa Haftar thuhet se ka ofruar dhënien e shtetësisë një milion palestinezëve në këmbim të kontrollit më të madh mbi burimet e naftës së vendit.


Duke cituar një burim anonim, agjencia italiane e lajmeve “Nova” raportoi se propozimi ka mbështetjen e ShBA-ës dhe ndërmjetësimin e Turqisë.


Kumtohet gjithashtu se Ministri izraelit i Bujqësisë, Avi Diçër (Dichter), e përshkroi Libinë si një destinacion ideal për një plan për të zhvendosur rreth 1.5 milion palestinezë nga Gaza.


Ministri thuhet se i tha gazetës izraelite “Maariv” se ngjashmëritë gjeografike dhe gjuhësore midis Gazës dhe Libisë e bëjnë planin të realizueshëm, se do të kushtojë vetëm disa miliardë dollarë dhe se refugjatët palestinezë mund të kontribuojnë në zhvillimin e Libisë.


Ambasada amerikane në Tripoli ka hedhur poshtë tashmë raportet se Uashingtoni po promovon një plan zhvendosjeje nga Gaza në Libi, duke i quajtur ato thashetheme të rreme.


Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Nova”, plani i supozuar parashikon gjithashtu zhvendosjen e 800000 banorëve të Gazës në Siri, me mbështetjen e Arabisë Saudite, e cila, thuhet se është e interesuar në projekte të ardhshme të pasurive të paluajtshme dhe depozita të mundshme të hidrokarbureve në det të hapur në zonë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page