LIBI: 11300 TË VDEKUR DHE 10100 TË ZHDUKUR VETËM NË DERNA | MASAKËR NATYRORE MBI POPULLIN LIBIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 15, 2023
- 2 min read
Updated: Aug 10

Derna, Libi | UNICEF ngre alarmin pas përmbytjeve të mëdha që shkaktuan mbi 5000 viktima. Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Libi vazhdon të përkeqësohet.
Gjysmëhëna e Kuqe Libiane, cituar nga enti mediatik arab Al Xhazira (Al Jazeera), përditësoi numërimin: vetëm në qytetin Derna të paktën 11300 njerëz kanë vdekur, ndërsa 10100 të tjerë janë të zhdukur.
Ndërkohë, vlerësimet e para nga Unicef portretizojnë një tragjedi të vërtetë humanitare, me gati 300 mijë fëmijë të ekspozuar ndaj stuhisë Daniel. Ndërkohë që kërkojmë mijëra persona të zhdukur, duhet të kujdesemi edhe për 30 mijë personat e zhvendosur brenda vendit, që ditët e fundit kanë gjetur strehë në palestra, dhe shkolla.
Infrastruktura është dëmtuar rëndë në zonën lindore të vendit.
Shumë qendra janë ende të izoluara dhe të paarritshme, të paktën tre spitale janë jashtë shërbimit, siç janë të paktën një duzinë qendrash shëndetësore, përsëri sipas vlerësimeve të Unicef-it.
“Prioriteti ynë – shpjegon përfaqësuesi i UNICEF-it në Libi, Mishel Servadei (Michele Servadei) – është të rrisim ndihmën për shpëtimin e jetës, në veçanti duke ofruar furnizime shëndetësore, ujë dhe kanalizime, mbështetje psikosociale, gjurmim të familjeve, dhe parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga uji. Për të shmangur një katastrofë, ne nuk mund të lejojmë të humbim kohë.”
Shqetësimi kryesor ka të bëjë me fëmijët, “ndër më të rrezikuarit”, dhe “në rrezik të lartë nga epidemitë, mungesa e ujit të pijshëm, kequshqyerja, ndërprerja e mësimit dhe dhuna.”
Sa i përket burimeve, zyra e OKB-së vlerëson të paktën 6.5 milionë dollarë vetëm për ndërhyrje urgjente dhe jetëshpëtuese në zonat e prekura.
Uji i pijshëm, furnizimet mjekësore dhe ekipet shëndetësore janë prioritet, së bashku me mbështetjen psikosociale dhe operacionet e gjurmimit të familjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
コメント