top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBAN | SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I ORGANIZATËS TERRORISTE HEZBOLLAH NAIM KASEM (QASSEM): REZISTENCA ËSHTË E VETMJA MËNYRË PËR TË ÇLIRUAR TOKËN TONË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
58 minutes ago
1 min read

Bejrut, Liban | Sekretari i përgjithshëm i organizatës terroriste Hezbollah, Naim Kasem (Qassem), tha se kundërshtimi i arrogancës së Izraelit është i mundur vetëm përmes rezistencës.


Ne e testuam këtë rezistencë në Liban dhe zbuluam se ajo çliron tokën dhe popullin, detyron armikun izraelit të largohet në një mënyrë të turpshme dhe poshtëruese dhe rikthen vitalitetin dhe potencialin e kauzës palestineze.


Kauza palestineze, është çështje qendrore dhe se rezistenca në të gjitha format e saj është e nevojshme.


Rezistenca do të thotë të refuzojmë armikun dhe të luftojmë kur jemi në gjendje të luftojmë, secili sipas pozicionit dhe rolit të vet”.


Kështu tha sekretari i përgjithshëm Kasem (Qassem), i cituar nga entet emdiatike ndërkombëtare në gjuhën arabe, kur foli në Konferencën e Martirëve të Rezistencës që shënoi 55-vjetorin e themelimit të Organizatës Studentore Imamia në Pakistan.


Sulmi synonte të rrëzonte regjimin, por hasi vështirësi.


Edhe nëse do të zgjasë shumë, Irani ka fituar, dhe edhe nëse do të na duhen ditë ose muaj, ne do të jemi fitimtarë sepse kemi qëndruar të vendosur dhe i kemi penguar ata të arrijnë qëllimet e tyre.


Ne jemi pronarët e ligjshëm të kësaj toke dhe duhet të rezistojmë, pavarësisht sa të mëdha janë sakrificat dhe fitorja do të vijë”, - shtoi ai, duke folur në lidhje me luftën ShBA-Izrael-Iran.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page