top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LEZHË | U ARRESTUAN LEO MARKU DHE ALFRED MARKU; TREGTARË DROGE ME PAKICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 2 min read
ree

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Leo Marku, me moshë 36 vjeç.

2- Z. Alfred Ndreu, me moshë 19 vjeç.


Njoftim | DVP Lezhë.


Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.


Shitnin lëndë narkotike në doza, kapen në flagrancë 3 shtetas.


Vihen në pranga 2 prej tyre, procedohet në gjendje të lirë tjetri (i mitur).


Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.


Gjatë kontrolleve në terren, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar në fshatin Balldre, një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonin shtetas që shitnin lëndë narkotike.


Gjatë kontrollit në automjet tip “Volkswagen” dhe kontrollit fizik ndaj 3 shtetasve që qarkullonin me të, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.


Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre, shtetasit L. M., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.


Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit L. M., 36 vjeç, dhe A. N., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

-nisi procedimi penal për shtetasin tjetër, 17 vjeç, për të njëjtën vepër penale.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 3 celularë.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page