LEZHË | RITVAN KEQI (BANUES NË FUSHË KUQE - KURBIN) U ARRESTUA; TRAFIK NDËRKOMBËTAR ARMËSH ZJARRI (KOSOVË-SHQIPËRI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 26
- 1 min read

Laç, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ritvan Keqi, me moshë 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Njoftim | Kapet në Laç, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të armëve të zjarrit.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në DVP Lezhë, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
R. K., 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.
Veprimet e tjera procedurale për shtetasin R. K., do të kryhen nga DVP Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshmee thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments