LAÇ | U ARRESTUA GJERGJ GJOKA (I NJOHUR EDHE SI GJERGJ MARKU; GJERGJ RUQJA; GJERGI RUQJA) BANUES NË LEZHË; SHTËPI BARI NË MBRETËRINË E SPANJËS (ORGANIZATË KRIMINALE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 23
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Gjergj Gjoka (i njohur edhe si Gjergj Marku; Gjergj Ruqja; Gjergi Ruqja), me moshë 40 vjeç, banues në Lezhë.
Njoftim | Policia e Shtetit.
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 58”.
Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç, 40-vjeçari me katër identitete.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë.
Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, "Pjesëmarrje në organizatë kriminale" dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës.
Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments