RRUGA E KUNES; LEZHË | FARI DOÇI U ARRESTUA; EDMIRAL DOÇI (DAUTAJ) U PROCEDUA PENALISHT; PLAGOSJA E FRANÇESK PREÇIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 11
- 2 min read

Rruga e Kunes, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Fari Doçi, me moshë 67 vjeç.
Proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Edmiral Doçi (Dautaj), me moshë 40 vjeç (at e bir).
Ata konisderohen të përfshirë në plagosjen e:
1- Z. Françesk Preçi, banues në Lezhë.
Njoftim | Shëngjin/Lezhë.
Goditën me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti, arrestohet autori i dyshuar, procedohet dhe i biri.
Rreth orës 15.30, Salla operative e DVP Lezhe, ka marre njoftim për një konflikt ne rrugën e Kunes, Shëngjin si pasoje e te cilit ka mbetur i dëmtuar shtetasi F. P., 50 vjeç, lindur dhe banues ne Lezhe.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë eshte organizuar puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Fale reagimit te shpejte të shërbimeve operacionale të DVP Lezhë, Komisariatit të Policisë Lezhë, Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Policisë Rrugore, rreth 1 ore pas ngjarjes, ne fushe Milot u bë e mundur ndalimi i automjetit me te cilin udhëtonin dy autoret e dyshuar, përkatësisht shtetasit F. D, 67 vjeç dhe E. D, alias E.D, 40 vjeç (babë e bir).
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se konflikti midis autoreve dhe te dëmtuarit ka filluar për motive të dobëta, dhe me pas njeri nga autoret, konkretisht shtetasi F. D., 67 vjeç, dyshohet se ne konflikt e sipër ka goditur me send te forte ne koke shtetasin F. P, duke i shkaktuar dëmtime te renda dhe me pas janë larguar nga vendngjarja.
Në përfundim te veprimeve të para hetimore, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit F. D., vjeç 67, si dhe u procedua shtetasi E. D, vjeç 40, si të dyshuar për kryerjen veprës penale “Plagosje e rende me dashje”, e kryer ne bashkëpunim.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për hetime te mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments