top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LETËRA E KUBLAI KHANIT DREJTUAR PERANDORIT JAPONEZ KU I KËRKONTE TË DORËZONTE TERRITORET E JAPONISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 5, 2023
  • 1 min read

Japoni | Në 1274 Perandoria Mongole nën drejtimin e Kublai Khan filloi të parën nga dy pushtimet e dështuara të Japonisë.


Tetë vjet më parë, Kublai i kishte dërguar një letër perandorit japonez (të cilin në letrën e quajti “Mbreti i Japonisë”), duke kërcënuar se do të përdorte forcën nëse Japonia nuk dorëzohej.


Japonezët nuk u përgjigjën.


Kështu ndodhi që pesë vjet më vonë perandoria mongole (veçanërisht dinastia Yuan në Kinë dhe ushtarët koreanë që formonin shtetin tribut të Goryeos) nisi një sulm amfib ndaj Japonisë.


Sidoqoftë, mongolët u zmbrapsën në pushtimin e tyre të parë, dhe pasi u detyruan të kthehen në anijet e tyre, u fundosën nga një tajfun i madh.


Një pushtim tjetër ndodhi në vitin 1281.


Përpara kësaj Kublai Khan kishte dërguar emisarë nga dinastia Yuan në Japoni për të negociuar, por japonezët ua prenë kokën. Përsëri mongolët u mundën nga rezistenca e ashpër, dhe anijet e tyre në tërheqje u fundosën nga një tajfun.


Pushtimet ishin momente të rëndësishme në të dy vendet, duke qenë një betejë përcaktuese në historinë e Japonisë dhe duke vendosur një kufi për zgjerimin mongol, i cili, deri atëherë kishte qenë i pandërprerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page