SHKRIMTARI DHE DRAMATURGU ITALIAN STEFANO BENNI VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 9
- 1 min read

Romë, Itali | Shkrimtari dhe dramaturgu Stefano Benni vdiq në moshën 78 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Ai kishte rritur një numër të madh lexuesish, me librat e tij më të dashur.
Ai lindi në Bolonjë në vitin 1947.
Lajmi u konfirmua nga “Feltrinelli”.
I lindur në Bolonjë më 12 gusht 1947, Stefano Benni, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kultit në Itali, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeç pas një sëmundjeje të gjatë.
Stili i tij i pagabueshëm, plot ironi dhe humor therës, i aftë për një analizë të pamëshirshme të realitetit dhe portretizimin e personazheve të paharrueshëm, dëshmohet nga disa romane dhe përmbledhje me tregime të shkurtra shumë të suksesshme, si “Bar Sport”, por edhe “La compagnia dei Celestini”, “Comici paurati Guerrieri”, “Il bar sotto al mare” dhe “Stranalandia”, nga të cilat “Feltrinelli” sapo ka botuar një botim festiv me kapak të fortë.
Ai ka pasur shumë bashkëpunime, duke filluar me Beppe Grillon, për të cilin, shkroi tekstet e tij komike, por edhe bashkëpunimet e tij po aq të mprehta gazetareske me entet mediatike “L'Espresso” dhe “Panorama”.
Ngushëlllime!
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments