top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LESH ARAPI (ARABI) NË KUVENDIN NEOKOMUNIST | DEPUTETI NALLBATI ZIHET ME DEPUTETIN SINA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 30, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në seancën parlamentare të ditës së sotme, ngjau një akt aspak i denjë për Kuvendin e Republikës, për Tempullin e Demokracisë.


Aty, ku do të duhet që të flitet urtë e butë, me edukatë e me kulturë, aty bëhet e kundërta, aty flitet larë e palarë, me fjalor rrugaçësh e halabakësh.


Pikërisht aty, e ka pasur dhe e ka zanafillën e keqja e shoqërisë shqiptare, në atë palo sallë, ku mblidhen turkoshakë dhe anadollakë, që në janë gati t’i presin kokën kundërshtatrit me jatagan, që janë gati ta hanë mish të gjallë njëri-tjetrin.


E tëra kjo, për pushtetin e tyre politik, ekonomik, e tjetërsoj.

Për asgjë tjetër.


Asgjë perëndimore dhe anglosaksone nuk ka në atë sallë.

Asgjë. Aty ka talebanizëm, por jo nga ai me mjekëra e çallma në kokë, por nga ai i një lloji tjetër, i maskuar pas kostumeve dhe pas kollarove shumëngjyrëshe.


Nga aty frymëzohet vegjëlia, e cila, fjalën e fundit ta thotë të parën. Natyrisht që i vogli sheh të madhin, dhe sillet si i madh.


Të gjitha këto ndodhin në emër të Popullit, të atij Populli që ka 30 e kusur vjet që vidhet e ripet si mos më keq, dhe askush nuk mban përgjegjësi për krimet, vjedhjet, zullumet e poshtërsitë e kryera ndaj Tij.


Protagonistë të përplasjes fillimisht verbale, e më pas fizike, ishin deputeti Bledion Nallbati (i subjektit politik Partia Demokratike), dhe Vullnet Sina (i subjektit politik Partia Socialiste).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page