LAÇ: U ARRESTUA DONALD MARTINAJ | I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NDËRKOMBËTAR NGA GJYKATA E RIMINIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 31, 2024
- 1 min read
Updated: Jun 8, 2024
Laç, Shqipëri | Autoritetet vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Donald Martinaj, me moshë 30 vjeç, lindur në fshatin Gurëz, të Kurbinit.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar, konkretisht nga autoritetet italiane të gjykimit penal.
Gjykata e Riminit ka shqiptuar ndaj tij masën e sigurimit me karakter shtrëngues “arrest në burg”, me anë të vendimit penal të datës 25.08.2023.
Ai akuzohet se në muajin korrik të vitit 2023 ka përndjekur një vajzë me të cilën kishte lidhje të karakterit sentimental (ish-të dashurën), duke i djegur makinën me benzinë, por jo vetëm, ai akuzohet gjithashtu se së bashku me disa veta të tjerë e dhunuan fizikisht.
Ai akuzohet për veprat penale të parashikuara nga legjislacioni italian si:
1- “Përndjekja”.
2- “Kanosja”.
3- “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















