top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAMPEDUZË | PAPA LEO XIV-të U LUT TE VARRET E EMIGRANTËVE DHE KALOI PRAGUN E EVROPËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 2 min read

Vatikan | Në orën 8:54, avioni që transportonte Papa Leo XIV-të u ul në Lampeduzë.


Me të mbërritur, Papa Leo-të u prit nga kryepeshkopi Alessandro Damiano, kryepeshkop Metropolitan i Agrixhentos (Agrigentos), nga Renato Skifani (Schifani), president i rajonit të Siçilisë, nga Salvatore Kakamo (Caccamo), prefekt i Agrixhentos, nga Filippo Mannino, kryetar i bashkisë së Lampeduzës dhe Xhuzepe (Giuseppe) Pendolino, president i konsorciumit të Lirë Bashkiak të Agrixhentos.


Leo XIV-të më pas udhëtoi me makinë drejt Varrezave të Lampeduzës për të vendosur një lule në varret e disa emigrantëve.


Një homazh me lule dhe një ndalesë lutjeje edhe te varret e emigrantëve që vdiqën në det, në varrezat e të paidentifikuarve në Kala Pisanës (Cala Pisana).


Varret e tyre janë të shënuara me kryqe të bëra nga druri i anijeve të mbytura.


Papa Leo-të shkoi te Porta e Evropës, një skulpturë shumë simbolike, një monument qeramik dhe hekuri që simbolizon hyrjen e emigrantëve në Kontinentin e Vjetër ku u takua shkurtimisht me një familje emigrantësh.


Këtu, Papa Leo XIV-të përshëndeti një familje emigrantësh, por më e rëndësishmja, në një mënyrë shumë simbolike, ai kaloi portën, duke vendosur dorën në anën e djathtë dhe duke parë nga deti.


Papa Leo XIV-të zbriti në shkëmb i vetëm; era ia rrëmbeu rrobat dhe kapelen e kokës; u ndal për një kohë të gjatë, i vetëm, duke parë nga deti. Një ftesë e nënkuptuar për ta parë Mesdheun si një mundësi dhe jo vetëm një varr.


Papa Leo XIV-të zbuloi dhe bekoi pllakën kushtuar Papa Françeskut në skelën Favarolo, e cila nga sot do të riemërtohet Molo Françesko (Francesco).


Më pas ai eci drejt një grupi prej 15 emigrantësh të sjellë nga qendra e nxehtë e drejtuar nga Kryqi i Kuq në qendër të ishullit, duke i shtrënguar duart njëri pas tjetrit.


Papa Leo XIV-të vizitoi rrugët e Lampeduzës me automjetin panor (popemobile) përpara se të kremtonte Meshën.


Banorët e Lampeduzës dhe turma e besimtarëve kanë ndjekur skenat e ndryshme, nga varrezat deri te Porta e Evropës, në ekrane gjigante.


Papa Leo XIV-të si zakonisht, bëri ndalesa të shkurtra për të bekuar fëmijët.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page