LAMIA | DREJTORIA PËR LUFTIMIN E KRIMIT TË ORGANIZUAR (FBI-ja GREKE) PROCEDOI PENALISHT TË BURGOSURIT GENTIAN ISUFI; ANDI SELIMI; ALBAN XHEBEXHIU (FRANKO SHARKA).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Domokos, Lamia, Greqi | Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar (Διεύθυνση Αντιμετώπισης Οργανωμένου Εγκλήματος - Δ.Α.Ο.Ε | Dieufthinsi Antimetopisis Organomenou Egklimatos - DAOE) e njohur si FBI-ja greke kreu kontrolle burgun e Domokos-it.
Aktet e kontrollit u kryen duke marrë shkak nga vrasja e një të burgosuri grek nga një tjetër i burgosur bullgar.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Katërmbëdhjetë (14) thika të improvizuara.
2- Pesë (5) shkopinj të bërë vetë.
3- Një (1) teh metalik 18 centimetra i gjatë.
4- Një (1) copë metali e gjatë dhe e ngushtë; 23 centimetra e gjatë.
5- Një (1) këllëf i improvizuar për thikë, i bërë nga letër, pëlhurë dhe celefon; 22 centimetra i gjatë.
6- Një (1) majë metalike në formë shtize 7 centimetra e gjatë.
7- Një (1) rul thikë i improvizuar.
8- Gjashtë (6) pajisje telefonike celulare me 6 karta SIM.
9- Katër (4) karikues për aparate telefonikë të lëvizshëm.
Si pasojë, u proceduan penalisht të burgosurit me shtetësi shqiptare si më poshtë vijon:
1- Z. Dashamir Çobo, me moshë 56 vjeç, nga Vlora.
2- Z. Andon Dvorani, me moshë 61 vjeç, nga Korça.
3- Z. Nikoll Nikolli (i njohur edhe si Anton Gjoka), me moshë 48 vjeç.
4- Z. Enton Çeku, me moshë 55 vjeç, nga Tirana.
5- Z. Gentian Isufi, me moshë 49 vjeç, nga Memaliaj.
6- Z. Andi Selimi, me moshë 44 vjeç.
7- Z. Alban Xhebexhiu (i njohur edhe si Franko Sharka), me moshë 35 vjeç.
8- Dy subjekte meshkuj (një rumun dhe një sirian).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments