LAGJJA “ULPIANA”; PRISHTINË | TOSKA PODRIMAJ U ARRESTUA; DENIS BUNJAKU U PROCEDUA PENALISSHT; DISA GRAMË LËNDË NARKOTIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 hour ago
- 1 min read

Lagjja “Ulpiana”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Znj/znjsh. Toska Podrimaj, me moshë 27 vjeçe, e cila, ishte e shpallur në kërkim policor.
Proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Denis Bunjaku, me moshë 28 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik atyre iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Disa gramë kokainë (5 gramë).
2- Një gram hashash.
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, posedimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments