top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BORIZANË; FUSHË-KRUJË | BEDRIE SAJA VDIQ NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK | IDRIZ SAJA + MALVINA KANI + LINDITA SAJA MBETËN TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 2
  • 2 min read
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.

Fshati Borizanë, Fushë-Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një aksident automobilistik pati si pasojë një të vdekur dhe 3 të plagosur, të cilët, u dërguan te spitali i Traumës.


Dy automjete u përplasën mes tyre në afërsi të fshatit Borizanë, në rrugën e vjetër “Thumanë-Fushë-Krujë”.


E vdekur mbeti:

1- Znj. Bedrie Saja.


Të plagosur mbetën:

1- Z. Idriz Saja (drejtues automjeti, i biri i Bedries).

2- Znj/znjsh. Malvina Kani (drejtuesja e një prej automjeteve).

3- Znj. Lindita Saja.


Ata janë banorë të zonës së Fushë-Krujës.

Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.

Njoftim | Fushë Krujë/Informacion paraprak.


Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, automjeti me drejtuese shtetasen M. K., rreth 30 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. S., rreth 50 vjeç.


Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin I. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page