top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“LAGJJA NR. 3”; SARANDË | AGJENTURA E KRIMIT ORDINER HODHI NË ERË ME TRITOL AUTOMJETIN E KLAUS JAÇAJT; REPARTI POLICOR I ELEMINIMIT (RENEA) SHKOI NË SARANDË TË MARRË DORË NË SITUATËN ME RENDIN PUBLIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 22
  • 2 min read
Automjeti që u hodh në erë me lëndë plasëse.
Automjeti që u hodh në erë me lëndë plasëse.

Lagjja Nr. 3”, Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se rreth orës 23:50, të datës 21.07.2025, një automjet në zotërimin e:

1- Z. Klaus Jaçaj, me moshë 31 vjeç, u hodh në erë me lëndë plasëse.


Ai është i shpallur në kërkim policor (4 ditë më parë) sepse akuzohet se ka përkrahur:

1- Z. Ramadan Zoto (Canaj) dhe z. Erjon Canaj, të cilët, bashkarisht, janë të përfshirë në akte kriminale që mund të lexohen duke trokitur këtu. 👇👇👇




Dhjetëra banorë dhe turistë të zonës dolën nga banesat pas shpërthimit të fortë që tronditi Sarandën.


Njoftim | Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.


Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa një grup hetimor po punon për identifikimin e autorëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page