top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA ARTAN MURTAJ; I PËRFSHIRË NË PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË KAMZALINJVE GËZIM HAJDARAJ (HOXHAJ) DHE ERNEST LAMA | NË KËRKIM POLICOR MBETEN RAMADAN ZOTO (CANAJ); ERJON CANAJ; KLAUS JAÇAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 20
  • 2 min read
ree

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Artan Murtaj, me moshë 43 vjeç.


Ai ishte i shpallur në kërkim policor për plagosjen me armë zjarri të:

1- Z. Gëzim Hajdaraj (Hoxhaj).

2- Z. Ernest Lama.


Në kërkim policor për ngjarjen kriminale të ndodhur më 17.08.2025 mbeten:

1- Z. Ramadan Zoto (Canaj) - i njohur edhe si Dane - me moshë 43 vjeç.

2- Z. Erjon Canaj, me moshë 36 vjeç.

3- Z. Klaus Jaçaj, me moshë 31 vjeç.


Z. Ramadan Zoto (Canaj) konsiderohet si doras në të shtënat me armë zjarri ndaj tyre, duke i lënë të plagosur, të cilët, pasi u mjekuan në Spitalin e Sarandës, u dërguan për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.


Shkaku i konfliktit po hetohet mbështetur mbi të dhëna penale sipas të cilave:

1- Konflikti i armatosur lidhej me pushtimin (zënien) e një sipërfaqe toke.


Të plagosurit (nga Kamza) Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj kishin në zotërim një sipërfaqe toke në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve Canaj për të cilën kishin pretendime pronësie.


Njoftim | Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page